Aleanca për Dhurimin e Gjakut/ Meta shpreh mirënjohje për z.Musa Zenelaj: Përulem me nderim para kujtimit të paharruar

Read Time:48 Second

Presidenti i Republikes Ilir Meta nepermjet nje statusi ne Facebook ka shprehur falenderim dhe nderim per z.Musa Zenelaj, i cili e ka nxitur dhe motivuar per nismen e dhurimit te gjakut.

Postimi i plote:

Sot në 2-vjetorin e krijimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut përulem me nderim para kujtimit të paharruar të z.Musa Zenelaj, i cili më nxiti dhe motivoi për këtë nismë tepër të rëndësishme.
Kur e dëgjova për herë të parë të fliste për problemet e fëmijëve me talasemi mendova se ishte një mjek i dalë në pension që ndihmonte si vullnetar. Por më pas mësova se z.Zenelaj nuk kishte patur asnjë lidhje me mjekësinë, por mbesa e tij kishte lindur me talasemi dhe ai nga halli ishte bërë më mjek se mjekët.
I lumtur të takoja dhe mbesën e tij, Ermela Zenelaj, e cila është një aktiviste e shkëlqyer dhe shembull lidershipi në këtë Aleancë për të ndihmuar fëmijët e tjerë. 🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Thaçi niset nga Rinasi drejt Kosovës: Nesër në 20:00 do flas për 4 ditët në Hagë
Next post MARRËVESHJE MBI MARRËVESHJE APO TËRHIQ E BËJE TËRKUZË