Zgjedhjet në MV/ Basha uron partitë shqiptare për rezultatin fitues

Read Time:40 Second

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter, ka uruar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e zgjedhjeve

Mesazhi në Twitter

Basha uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e zgjedhjeve

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV.
E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vdekja misterioze e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, kërkohet hetim i thelluar
Next post PS i përgjigjet opozitës pas deklaratave, Gjiknuri cakton datat për Këshillin Politik: I pranishëm edhe Rama