Spahiu i kthehet keq Ramës: Ule dhe ngrije TVSH-n sa dhe si të duash, ty nuk të beson më njeri…

Read Time:46 Second

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu i është kundërvënë kryeministrit Rama në lidhje me tatimet për bizneset e vogla.

POSTIMI:

Pas shtatë vite dhune dhe terrori ndaj biznesit të vogël KM-ja u kujtua për ta.Normal, zgjedhjet te dera.Beri dhe u tall si deshi, pa TVSH deri 5 milion lekë me TVSH mbi 2 milion lekë, me tatim fitimi pa tatim fitimi, me kasa fiskale pa kasa fikale por dixhitale, hyn ligji në fuqi sot del ligji nga fuqia nesër, dalim sot kontroll nga plazhi per kuponin tatimor nuk dalim neser, kontroll me ministren kontroll pa ministren, me voton s’më voton, ti falimenton dhe te mbyll ti tjetri jo se je rilindas, gjoba, burg, burg, gjoba.Kjo ka qënë simfonia e rilindjes në shtatë vite, sinfonia e mortjes së ekonomisë se këtij vendi.Ule dhe ngrije TVSH-n sa dhe si të duash, ty nuk të beson më njeri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pse kompleksohen socialistët nga prishja e dakortësisë së 5 qershorit?
Next post BARDH SPAHIA: JA PRA QË ËSHTË GËNJYER PËR KAPACITETET E KRYERJES SË TAMPONEVE!!!