Home Aktualitet MPJ jep njoftimin zyrtar për vendimin e BE mbi rihapjen e kufijve

MPJ jep njoftimin zyrtar për vendimin e BE mbi rihapjen e kufijve

nga Editor

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se Këshilli Evropian ka publikuar listën e përditësuar me vendet e treta për të cilat BE-ja do të heqë masat kufizuese për udhëtimet jo-esenciale.

Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, nuk janë pjesë e grupit të shteteve për të cilat do të hiqen masat kufizuese për udhëtimet jo-esenciale në BE.

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.

Vendimi bazuar në rishikimin e Rekomandimit të Këshillit të datës 30 qershor parashikon gjithashtu rastet kur personat nga vendet treta për të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e përkohshme kufizuese, mund të udhëtojnë në vendet e BE-së si më poshtë:

  1. Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
  2. Shtetas të vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë në BE dhe anëtarët e tyre të familjes.
  3. Udhëtarët me një funksion thelbësor, siç renditen në rekomandimin e datës 30 qershor.

Lista e vendeve të treta do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe mund të përditësohet edhe jashtë këtij afati nga Këshilli, sipas rastit, pas konsultimeve të ngushta me Komisionin dhe agjencitë dhe shërbimet përkatëse të BE-së pas një vlerësimi të përgjithshëm bazuar në kriteret e mësipërme.

Lajme te ngjashme