Shkreli: Shqiptarët po lahen çdo ditë, ne s’jemi Zvicra

Read Time:1 Minute, 17 Second

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli pati një debat të ashpër me aktivistin Gjergj Bojaxhi në lidhje me furnizimin me ujë të Tiranës. Sipas zotit Shrekli një nga problemet që ka Tirana është numri i lartë i popullsisë si dhe faji i njerëzve. Ai theksoi se familjet shqiptare konsumojnë shumë ujë, pasi lahen ditë për ditë.

Artan Shkreli: Një familje shqiptare konsumon ujë sot disa herë më shumë se para 20 vitesh. E njëjta familje me të njëjtët pjesëtarë.

Gjergj Bojaxhi: Dmth fajin e kanë familjet shqiptare, ta marrim vesh?

Artan Shkreli: Sigurisht, ka rritje të standardit…

Gjergj Bojaxhi: Dmth shteti i merr taksat, por nuk jep ujë…

Artan Shkreli: Gjergj Bojaxhi u lante njëherë në javë në 1990,

Gjergj Bojaxhi: Jo faleminderit nuk lahesha njëherë në javë…

Artan Shkreli: Ok, ti ke qenë qeliza e çmendur që laheshe ditë për ditë.

Gjergj Bojaxhi: Dmth meqenëse unë kam qenë i pastër, kam qenë i çmendur.

Artan Shkreli: Një herë në javë laheshin të gjitha familjet shqiptare, veç familjes tënde

Në debat e sipër, teksa aktivisti Gjergj Bojaxhi kërkonte llogari për mungesën e ujit, Artan Shkreli tha: Ti nuk mund të më kërkosh llogari mua se standardi shqiptar është ky që është sot.

Gjergj Bojaxhi: Pse nuk e ke ti përgjegjësinë?

Artan Shkreli: Jo, nuk e kam standardin e zviceranëve unë. E kam më poshtë unë.

Gjergj Bojaxhi: Na thuaj cili është standardi që ti paske, ta dimë… Në ligj e ke standardin si në Europë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Klevis Balliu: Shqipëria ka vendosur të bashkohet kundër regjimit të Edvin Drogës
Next post Shishja e katërt bosh e shampanjës së negociatave