Thaçi pritet të zbresë në Rinas. Më pas kthehet në Kosovë, ja çfarë e pret Presidentin në Morinë

Read Time:34 Second

Pas intervistimit katërditor nga Prokurorët e Speciales në Hagë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të kthehet sot në Republikën e Kosovës.

Thaçi pritet të zbresë në Rinas, ku sipas mediave në Kosovë, më pas do të ketë një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, si dhe të mbajnë distancë për të shmangur frenimin e përhapjes së Covid-19.

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama po i rrëmben 4 mandate në tavolinë me ndryshimet Kushtetuese, pse opozita duhet të tregojë forcë
Next post KE mban premtimin, miraton 100 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit tragjik në Shqipëri