Home Aktualitet Çfarë turpi..! Arroganti Rama, kërcënon Sovranin Popull!

Çfarë turpi..! Arroganti Rama, kërcënon Sovranin Popull!

nga Editor

Nga Vladimir Lulaj

Dje ne mbremje m’u dha rasti te degjoj kryeministrin despot, z. Edi Rama, i cili u jepte pergjigje ankesave te qytetareve.

Me pelqeu fakti se beri disa sqarime lidhur me politiken financiare te pushtetit shteteror politik lidhur me mbeshtetjen e qytetateve, per pagesen e “rroges se luftes..” dhe te tjera.

Ajo qe nuk me pelqeu “hic..”..?, ishte toni i tij arrogant. Fliste sikur i kish te gjithe nen ” komande absolute..”, pa butesi, pa urtesi, pa pike modestie..; sepse harronte se po i drejtohej gjithe Sovranit Popull..

Me e keqja ishte se vijoj jo kanosjen e qytetareve me burg, por metoi se do te ndryshonte Kodi Penal, duke mbledhur kuvendin popullor politik brenda dates 15 prill 2020, per te ligjeruar kanosjen e tij.., se cdo thyerje e masave te mbrojtjes kunder covid-19 nuk do te konsiderohej si kundervajtje administrative, qe denohet me gjobe, por si kundervajtje penale, qe denohet me gjobe dhe me burg deri ne 10 vite..

Lind pyetja: ku e gjen kete kurajo, z. Edi Rama, qe paravendos ndryshimin e Kodit Penal per shkak se njerezit mund te thyejne ndalimin e levizjes se distancuar, ose venien pa asnje ligj me masen penale “arrest shtepie te 3 milion qytetareve ne Republiken e Shqiperise..?

I nderuar z. Edi Rama, mjaft bere sjelljen e ” gogolit, strategut, shpetimtarit, prokurorit, ligjberesit, kryepolicit, gjykates, heroit, sundimtarit te Sovranit Popull, despotit te pushtetit shteteror legjislativ dhe gjoja babait te gjithe shqiptareve..”.

Personalisht, si qytetar i ndergjegjshem, qe di faktin se jetojme ne nje sistem demokratik, ku kryeministri nuk eshte sundimtar i shtetit juridik, por kryesherbetori numer 3(tre) i shtetit unik, qe nuk barabitet me egocentrizmin,  narcizmin dhe fuqine e kryeministrit jollogaridhenes dhe “mbret pa kurore..”..; u paralajmeroj:

  1. Mjaft u sollet sikur te ishit per Shqiperine mbret.., si Luigji i 14-te i Frances se vitit 1665; i cili deklaronte se ” Shteti jam Une..”.
  2. Meso dhe prano faktin e patjetersueshem, i nderuar kryeminister i perkohshem, perfaqsues i perkohshem i pushtetit te perkohshem politik te Partise Socialiste, qe je, ne kuadrin politik, thjeshte emertese e forumeve dhe organeve vendimarrese te PS-se..; se Ti nuk mund te mos jesh llogaridhenes dhe i kontrolluar nga Kushtetuta, ligjet materiale dhe proceduriale organike te shtetit ende te munguar juridik..; se Ti nuk mund te instalosh neodiktaturen e partise – shtet.., duke e “mbuluar dhe justifikuar..” me covid-19..; se ne sistemin demokratik nuk ekziston de jure “partia – shtet” dhe zotrote nuk je pronari i pushtetit politik te PS-se, qe Sovrani Popull, me votim elektoral i ka deleguar te drejten te beje qeverisjen politike te pushtetit shteteror te Republikes se Shqiperise.
  3. Kurajo te madhe ke shfaqur, duke shkelur haptazi nenet 105 , 170 deri 175 te Kushtetutes, duke shpallur situaten e “gjendjes se luftes..” kur nuk ka lufte, por situate te jashtezakonshme epidemike dhe shperndan frike, kanos, panik disfatizem dhe fryme te sundimit antiligjor, duke u betuar se do fusesh ne burgje “tradhetaret..”, qe nuk zbatojne ” ligjin e luftes..” kunder convid-19, nderkohe qe me kete “preteks..” nxjerr nga qelite te burgosurit qe kane per te kryer deri ne 5 vite burg.., si dhe nismon ndryshimin e Kodit Penal per te futur ‘deri ne 10 vite burg..’ ata qe nuk zbatojne Aktin tend Normativ me fuqine e ligjit, nr.3, date 15.05.2020, qe flet per masat administrative qe lypsen marre per te shmangur pasojat dhe parandaluar perhapjen e covid-19.
  4. Asnje nga aktet normative me fuqine e ligjit nuk eshte miratuar nga ligjberesi Kuvend Popullor, pra akoma nuk eshte bere ligj.
  5. Epidemia e covid–19 nuk luftohet duke nxjerre autoblinat ushtarake ne rruge. Armatimi kolektiv dhe Ushtria aktivizohen vetem me ligj dhe kur shpallet gjendja e luftes..”, pra ne rast se ka agresion te armatosur ushtarak kunder kufijve tokesore, detare dhe ajrore te Republikes se Shqiperise. Mund te nxirren forca te reduktuara te mbrojtjes civile te vendit, si batalione te mbrojthes shendetsore, aktive, ose rezerviste qofshin, per te ndihmuar ne pikepamje te veprimtarise mjekesire kunder virusit, por jo autoblinda ushtarake, se covid nuk luftohet me armatim dhe municion luftarak.
  6. Si guxoni Juve, kryeministri i perkohshem Edi Rama, te shkelni nenin 175 pika 1 te kushtetutes, ku percaktohen lirite dhe te drejtat themelore te njeriut qe nuk preken edhe ne rast lufte..; midis tyre nenet 42 dhe 43 te Kushtetutes, qe kane lidhje me ushtrimin e veprimtarise se pushtetit shteteror gjyqesor edhe ne kushtet e luftes..?.
  7. Si guxoni Juve, z. President i Shqiperise, figura numer 1(nje) e Shtetit Ligjor te lejoni qe kryeministri Edi Rama te “arrestoje..” mbare Sovranin Popull dhe te nxjerre si “lubi..” 12 mije police per te mbajtur ne “arrest..” 3 milione njerez dhe te nxjerre autoblindat ushtarake neper rruge dhe 5 mije ushtarake, aktive ose rezerviste qofshin, pa miratuar me pare ligjberesi Kuvend Popullor dhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ligjin perkates dhe pranuar ndeshkimin me “arrest shtepie..” te 3 milion shqiptareve, per shkak te covid-19..?; kurse policia “politike..” mund te levize pa frike, per te kapur “shkelesit e ligjit..”, sepse covid-19 i njeh nga uniforma policet e ushtaraket dhe nuk i ngacmon ata.., sepse  zbatojne deri me tani urdherat ende antiligjore te Edi Rames, qe sillet si i vetmi shtetar.., te tjeret jane pasive, te strukur dhe inekzistues.., si vete Kushtetuta qe nuk po zbatihet..?!.
  8. Si lejon figura nr.2 e shtetit shqiptar, kryetari i Kuvendit Popyllor, z. Gramoz Ruci, qe Edi Rama te sillet si ligjvenes dhe despot, ose sundimtar i pushtetit shteteror legjislativ..; qe do te mblidhet brenda dates 15 Prill 2020 per te miratuar ” symbylltazi..” fermanet e “sulltanit” Edi Rama..?

Kush e kontrollon despotin Edi Rama, kuvendin Popullor, kryetarin e shtetit tone politik dhe ende jo juridik, partine -shtet.., nese lejohet, gjoja per shkak, ose te “justifikuar..” me covid-19, qe kryeministri Edi Rama te behet “pronar dhe sundimtari i vetem superligjor i shtetit..” duke i dhene tager te shkele haptazi nenet 105, 170, 171, 172, 173, 174 dhe vecanerisht nenin 175 te Kushtetutes, qe eshte miratuar me referendum popullor me 28 Nentor te vitit 1998 dhe i jane ndryshyar me puc kushtetues, pas marreveshjes destruktive Sali Berisha – Edi Rama, pa referendum popullor, 11 nene themelore..; prej te cilave, ndryshimi i neneve 104 dhe 105 te ligjit baze te shtetit, prej 11 vitesh Shqiperia nuk ka Repyblike, por nje sundimtar despot, nje kryeministet jo transparent, jo llogaridhenes dhe “mbret pa kurore..”.

Perfundimisht, kerkoj qe kryeministri Edi Rama te vihet nen kontrollin e Shtetit Juridik, te Kushtetutes dhe pushteteve te tjere shteterire, sepse nuk mund te lejohet qe, per shkak ose duke perdorur si preteks dhe justifikim rrezikun e covid-19 te vendose diktaturen e tij personale.

Presidenti famemadh i SHBA, i pavdekshmi Abraham Linkoln ka thene: “..Progresi mbart me vete rrezikun e krijimit te tiraneve..”.

Lutem beni shperndarjen sa me shume te ketij postimi..

I ngujuar de facto “ne arrest shtepie..”, me urdherin ende antiligjor dhe pa vendim gjykate.

Lajme te ngjashme