Home Aktualitet “15 vite burg kush thyen karantinimin”- Rama sqaron ndryshimet në Kodin Penal: Dënohet kush provokon vdekjen e të tjerëve. Nga java tjetër masa lehtësuese

“15 vite burg kush thyen karantinimin”- Rama sqaron ndryshimet në Kodin Penal: Dënohet kush provokon vdekjen e të tjerëve. Nga java tjetër masa lehtësuese

nga Editor

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama, ndërsa komentoi ndryshimet në Kodin Penal, për shtrëngimin e ndëshkimeve për ata që nuk do të respektojnë masat kundër koronavirusit, tha se do të dënohen me 10-15 vite burg ata persona që do të provokojnë vdekjen e të tjerëve.

Në një intervistë në “Open”, Rama tha se dënimi me burg do të jetë për ata persona që janë të infektuar dhe thyejnë karantinimin.

Ndërkohë, Rama u shpreh se duke nisur nga java që vjen, do të fillojnë edhe masat lehtësuese

Në Kodi Penal aktual kemi edhe karantinimin e kafshëve, por të njerëzve nuk e ka parashikuar njeri, ndërsa sa i përket viteve mos më çoni në Korenë e Veriut, shkoni në Rumani, por që mos bëjmë ngatërresa, 15 vite është kur ke provokuar vdekjen e personave të tjerë, jo kur je i painfektuar. Ti nuk mund të jesh i painfektuar dhe të provokosh vdekjen e të tjerëve. Pra ti person i infektuar nuk rri në karantinë, por shkon në një event, ti patjetër do të shkosh 15 vite në burg. ka masa të rënda të shkalëlzuara për periudhën e epidemisë dhe të gjitha ato masa janë perfekt. Kush nuk respekton masat, do të trajtohet si një person që rrezikon jetët e të tjerëve.

Nga java tjetër ne do të fillojmë të lehtësojmë me fashën orare, me lëvizjen me makina, do të fillojmë javë pas jave me lehtësime të mëdha, kur ti bën këto hapje, pas 15 ditësh, pas 1 muaji ti je i hapur dhe ai që del bën namin. Por rasti me burg është për ata që policia ja mbyll lokalin dhe ai e hap, patjetër që ata duhet të ndëshkohen rëndë. Nesër pas nesër do hapen restorantet por do bëhen me rregulla të reja, nuk do jenë më tavolina afër e afër apo 18 veta në tavolinë. Nëse këto i shkel, do paguash“, tha Rama.

******

“PD në dëshpërim që nuk ka më shumë të vdekur”, Rama u përgjigjet akuzave se testet i kanë bërë deputetët e familjarët e tyre, ja çfarë thotë

Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Demokratike është e dëshpëruar që në vend nuk ka më shumë viktima, e më shumë halle për popullin. Në një lidhje me emisionin Open, shefi i qeverisë dha përgjigjen e tij edhe për akuzat e opozitës se ato pak teste që janë për epideminë janë bërë nga deputetë dhe familjarë të tyre.

Ato pak tamponë janë bërë për deputetë e familjarë të tyre, a ka të vërtetë në këtë akuzë?

RAMA: S’dua të humbas kohë me kryetarin e PD se realisht është për të ardhur keq që në mes të një lufte ku është sot njerëzit meritojnë që nga cdo figurë publike, pavarësisht statusit të kenë mbështetje, inkurajim, ndihmë solidare në kuptimin e zemrës e mendjes së angazhuar, fjalë të tilla, akuza të tilla janë tragji-komike për një kryetar partie e për një parti.
Cfarë do të thotë që testet i kanë bërë deputetët? Testet s’janë ushqime që po i hiqen nga goja njerëzve në nevojë e po i gllabërojnë deputetët.

Në fund ajo që vlen është rezultati, nëse do kishim një strategji të kësaj politike të suksesshme shëndetësore deri tani që do kish qenë pa rrugë e pa sy e pa mendje, do kishim pasur spitale të mbingarkuar e njerëz që vdisnin rrugëve.

E kuptoj që ka një dëshpërim sic ka pasur gjithmonë nga kryetari apo nga PD që nuk ka më shumë të vdekur e më shumë probleme, më shumë halle, dëshpërim në popull, unë e kuptoj këtë.

Ju thoni që këtë do kryetari i PD?

RAMA: Mendoj që nëse thuhen gjëra të tilla, me ose pa dashje nxirret në mexhelis një dëshirë që mund të jetë edhe e pavetëdishme në një kohë që unë di shumë mirë që lideri legjendar i PD është në këkrim të kufomave cdo ditë dhe është në një përpjekje halucinante për të teguar një realitet imagjinar funeralesh që zhvillohen shehurazi.

Ka dijeni drejtpërdrejt nga shefi i shëbimeve funerale imagjinare, për të vdekur nga epidemia që i paskan shpëtuar syve të gjithë dynjasë e u fshihkan me kaq sukses nga qeveria. Këto gjëra janë të turpshme e të fajshme

Lajme te ngjashme