Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus, shkon në 7 numri i viktimave në Kosovë

Read Time:43 Second

Edhe një person ka vdekur në Kosovë si pasojë e coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në Facebook.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sonte në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19. Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Virusi COVID-19, që nga 13 marsi kur u paraqit për herë të parë në Kosovë e deri më tash ka infektuar 224 persona, 37 prej të infektuarve janë shëruar kurse 7 kanë humbur jetën.

Komuna e cila ka më së shumti raste është Malisheva, ku deri tani janë konfirmuar 66 persona pozitiv në COVID-19.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Porno me varfërinë
Next post Sulmet e Ramës, Jorida Tabaku: Nuk mbushen xhepat e shqiptarëve nga fyerjet dhe genjeshtrat