“Mund të zgjasë 3, 5 apo 8 muaj me rregulla të reja” – Rama paralajmëron: Maji periudhë ku do të merren masa ekstreme për shkelësit

Read Time:1 Minute, 35 Second

Kryeministri Edi Rama ka paralajmërua për masa ndëshkuese shumë të ashpra në muajin majë për personat që do të shkelin rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një intervistë për emisionin “Open”, Rama tha se këto masa mund të shkojnë deri në ekstrem, ndërsa shtoi se kjo bëhet për të kuptuar se “do hapemi, por nuk do luajmë”.

Kryeministri shtoi se pas këtyre masave do të shihet ecuria, për t’i dhënë më pas mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe

Të gjitha bizneset e vogla që nuk janë mbyllur si rezultat i urdhrave por nuk kanë pasur mundësi të nxjerrin të ardhurën bazë për të jetuar normalisht, do të jenë pjesë e paketës së zgjeruar, por jo njësoj si të tjerët që u mbyllën që në ditën e parë. Do të japim një bonus lufte për të përballuar periudhën nga këto ditë që flasim deri në fund të majit, pastaj do të shohim. Maji do të jetë një periudhë ku do të shtrëngohen shumë fortë masat për shkelësit, do të shkojmë në ekstrem sa i përket ndëshkimeve për periudhën e epidemisë, se nuk janë masa që shkojnë për tej.

E bëjmë këtë për të treguar se do hapemi, por nuk do luajmë. Me këto masa do të shikojmë nëse do të na lejojnë shifrat që vijën nga vija e zjarrit, duke hapur për t’i dhënë mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe. Nuk mund të hapim menjëherë restorantet e baret, për këto punojmë dhe do të kemi një rregullore të bashkëjetesës me armikun në territor. Duhet të përgatitemi për një jetë që mund të zgjasë 3, 5 apo 8 muaj me rregulla të reja. Më pyesin njerëzit a do shkojmë në plazh, unë shpresoj që po, por nuk do shkojmë siç jemi mësuar, do të respektojmë disa rregulla. Hapja do të jetë graduale“, tha Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Nga java e ardhshme do të prezantojmë paketën e zgjeruar”- Kryeministri Rama: Kategoritë që përfitojnë. Bonus për punonjësit e…
Next post Gjykata e Strasburgut do të gjykojë edhe denoncimet e bëra nga Shqipëria për Vertingun