Home Aktualitet FOTO-EMRI/ Hiqej si punonjës policie dhe përfitonte para përmes mashtrimit, arrestohet 43-vjeçari në Kuçovë

FOTO-EMRI/ Hiqej si punonjës policie dhe përfitonte para përmes mashtrimit, arrestohet 43-vjeçari në Kuçovë

nga Editor

Një 43-vjeçar ka rënë mbrëmjen e sotme në prangat e policisë,gjatë një aksioni të mirëorganizuar nga inspektorët e Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Ismet Hada është prangosur në flagrancë,i veshur me uniformën e policisë, me të cilën kishte bërë “kërdinë” në qytetin e Kuçovës dhe në fshat. Duke u prezantuar si punonjës policie, 43-vjeçari Hada,ka mashtruar shumë persona në qytetin e Kuçovës dhe fshatin Lapardha.

Duke u prezantuar si punonjës policie,ai u ka premtuar atyre shërbime kundrejt shpërblimit. Pas kryerjes së veprimeve proçeduriale nga ana e Komisariatit të Policisë Kuçovë, materialet në ngarkim të tini kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

43-vjeçari Ismet Hada, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”,vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal.

Lajme te ngjashme