Home Aktualitet Mustafa Nano: Rama vazhdon të jetë protagonist steril, kur të mbarojë ‘lufta’ duhet të largohet!

Mustafa Nano: Rama vazhdon të jetë protagonist steril, kur të mbarojë ‘lufta’ duhet të largohet!

nga Editor

Rama vazhdon të jetë protagonist steril- keshtu eshte shprehur Mustafa Nano, në një lidhje direkte me studion e lajmeve në “Tv T“.

Nano komentoi veprimet e kryeministrit Rama, gjatë krizës së Covid-19, duke thene  se kryeministri “funksionon mirë” në kohë krizash, por nuk funksion në kohë paqeje, ndaj duhet të largohet kur të mbarojë situata.

Në të vërtetë, të gjitha qeveritë po bëjnë të njëjtat ndërhyrje. Sigurisht ne shqiptarët jemi më të prirur t’i imitojmë italianët. Në këtë kuptim nuk shoh ndonjë gjë të keqe. Rama vazhdon të jetë protagonist steril. Unë te ai shoh një personalitet të dyzuar. Mund të mendohet se ky protagonizëm është i dobishëm në këtë situatë, nëse dalim mirë prej saj. Në situata paqeje, ai nuk funksionon. Në rrethana lufte, nuk kam shumë kritika. Sa herë ka të tilla, mendoj se i duhet dhënë një rol i tillë. Me të ikur situata, duhet të ikë dhe të vijë një tjetër”, tha Nano.

Nano tha se në Shqipëri ka ardhur koha që të fillojë zhbërja e karantinës.

Mendoj se ka ardhur koha të zhbëhet karantina dhe të hyjmë në një fazë tjetër. Në Itali po diskutojnë ta zhbëjnë dhe të ndezin motorët e ekonomisë. Këtu është shpresa e punësimit. Unë nuk pres që kjo histori të vazhdojë dhe ne të jemi të lumtur”, tha Nano.

Lajme te ngjashme