Diaspora ju duhet vetëm ku janë në hall!

Read Time:1 Minute, 29 Second

Nga Alban Daci.

Sipas meje aktualisht ka tre lloj shqiptarësh:

  1. Shqiptarët e Diasporës që nuk i kanë marrë asgjë Shqipërisë dhe i kanë dhënë gjithçka. Kontributi i Shqiptarëve është i jashtëzakonshëm në këto vite të vështira tranzicioni në të holla/para. Po ashtu edhe në momente të vështira gjithmonë Diaspora ka dhënë kontributin e saj qoftë tani në kohë krizash, janë pikërisht shqiptarët emigrantë që po ndihmojnë me të holla familjet shqiptare, por një kontribut të jashtëzakonshëm mund të luajnë edhe si specialistë shumë të mirë të fushave të ndryshme. Sot, specialistët më të mirë të fushave i kemi pikerisht nga radhët e Diasporës që përmes lidhjeve live televizive dhe platformave të tjera japin eksperienca të vyera prfoesionale. U dasht kjo pandemi për të kuptuar e pranuar potencialin akademik dhe profesional të shqiptarëve që jetojnë jashtë;
  2. Shqiptarë që kanë jetuar në Shqipëri që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vjedhur vazhdimisht Shqipërinë e po ashtu kanë abuzuar me të ardhurat e Diasporës. Këtu bëjnë pjesë biznesmenë të prodhuar nga politika, sistemi i privatizimeve nepotike pas rënies së Regjimit, abuzuesit me tenderat dhe sferës e investimeve publike dhe ish trafikantë që kanë abuzuar me dobësinë e institucioneve dhe Shtetit të së Drejtës. Këtu janë politikanë, ish politikanë dhe njerëz të tyre që kanë sponsorizuar pushtetin ose i kanë shërbyer pushtetit;
  3. Intelektualët, të cilët janë censuruar dhe janë lënë në hije për angazhimet publike dhe në varfëri për nga cilësia e jetës apo standardi ekonomik.

Diaspora përbën 40% të popullsisë
Intelektualët përbëjnë 40% tjetër
Uzurpatorët, politikanët dhe abuzuesit përmbajnë 20% të popullsisë dhe disponojnë 80% të pasurive kombëtare, 100% pushtetin dhe 80% pasurinë në likuiditet.
Nëse intelektualët dhe diaspora bëhen bashkë, ata mund të mundin 20%. Për të ndodhur kjo duhet një Spartak që revoltohet kundër këtij 20%!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Qeveria Rama po humbet mendjen e toruan”, Pollo për ndryshimet në Kodin Penal: Do t’i bëjë dënimet më burg më të rënda se në Kinën Popullore
Next post Shtyrja e qirave “dëshpëron” qiradhënësit, “kënaq” qiramarrësit, por shkel të drejtën private