Home Aktualitet Luan Baçi: Albpetrol po pushon nga puna qindra punonjës

Luan Baçi: Albpetrol po pushon nga puna qindra punonjës

nga Editor

Kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi ka denoncuar largimet nga puna në Albpetrol. Në një postim në Facebook, Baci shkruan se në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi, qeveria i ndihmon qytetarët duke i pushuar nga puna.

Sipas tij, qindra punonjës të Alpetrol në Fier, Patos, Mallakastër dhe Rroskovec janë paralajmëruar për largim nga puna.

Postimi i plotë

Situatave shume te veshtira, te krijuara nga, pandemia COVID-19 ne Fier, Patos, Mallakaster dhe Rroskovec, qeveria e KM Rama, po u vjen ne “ndihme”, duke pushuar nga puna, qindra punonjes te tjere.

Shume te alarmuar dhe te shqetesuar, qindra punonjes te Alpetrol, nga njoftimi qe u eshte bere, per largim nga puna, kerkojne ndihme, kerkojne spjegime, por askush nuk ju pergjigjet.

Drejtoresha e Alpetrol nje zonje me Emrin Erjola Muka, e ardhur me porosi nga larte si gjithmon, pra nga naltegjatesia e tij, po e “reformon” kete kompani ,ne detaje pa pyetur askend, madje sipas gojeve te liga, as vete te vetequajturin te plot pushtetshem Z Subashi.

Gjithmone, duke drejtuar me korespodence, nga Tirana dhe duke vene ne levizje sejmenet servile dhe te gjitheperdorshem drejtues te dores se dyte, ne kete kompani.

Kriteret dihen tashme:

Duhet ruajtur kocka e partise, (rilindja),pasi numri i punonjesve, qe do mbetet eshte i vogel, pasi Alpetrolin po pergatiten ta gllaberojne, perfundimisht para se te largohen gje qe tashme e kane te sigurte.

Po mundohen ta kalojne pa zhurme dhe pa buje, duke i joshur me premtime dhe mbajtur me shpresa, jo me kote zgjodhen kete kohe, ku qytetaret jane ne veteizolim, pasi e dine qe pavaresisht se pothuaj te gjithe sa kane mbajtur ne pune, ne nje forme apo ne nje tjeter u kane marre voten, ata perseri do te reagonin dhe kundershtonin keto vendime absurde dhe aq me teper ne nje kohe, shume te veshtire

Problemi eshte se edhe gjate kesaj periudhe, qe po bejne gjasme reforme, riorganizim, bashkim dhe shkrirje ndermarrjesh, kane vazhduar te marrin ne pune te tjere, punonjes, natyrisht, qe plotesojne “kriteret” e reja te vazhdimesise.
Gojet e liga thone se kete here, Subashi i bashkise ka kerkuar ndihme “larte” dhe mund te ndodhe qe nje pjese e punonjesve, qe kane fatin e njohjes me Subashin edhe mund te rikthehen.<►>

d359a327-d6af-41b9-8c88-b65412fc8ca5
d359a327-d6af-41b9-8c88-b65412fc8ca5

Lajme te ngjashme