Home Aktualitet Ndryshimet në Kodin Penal, Balla: Nuk bëhen vetëm për këtë pandemi, ndërhyrje dhe në rregulloren e Kuvendit, në datën 16…

Ndryshimet në Kodin Penal, Balla: Nuk bëhen vetëm për këtë pandemi, ndërhyrje dhe në rregulloren e Kuvendit, në datën 16…

nga Editor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se 99.9% e shqiptarëve i kanë zbatuar masat shtrënguese të ndërmara nga koronavirusi .

Në një intervistë dhënë për tv Klan, Balla duke folur për ndryshimet në Kodin Penal theksoi se mos zbatimi i urdhrit të karantinës, apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, ngjitëse përbën vepër penale dhe duhet të dënohet penalisht.

“Së pari duhet të sqarojmë se këtu bëhet fjalë për të shpëtuar dhe mbrojtur jetën e njerëzve dhe dua të sqarojë se 99.9% e shqiptarëve i kanë zbatuar masat shtrënguese të deri tanishme në mënyrën më të shkëlqyer dhe përfitoj nga rasti ti falenderoj. Por kemi dhe një 0.01% të personve që jetojnë në Shqipëri e të cilët ende nuk e kanë kuptuar që kjo është një luftë. Një luftë me një armik të padukshëm, që edhe pse jemi në një moment të mirë sa i takon shifrave dhe kurbës së ecurisë së kësaj pandemie në vendin tonë, na duhet që për këta 0.01% na duhet, ashtu sikurse dhe vendet e tjera, dhe në disa parlamente të tjera, janë depozituar dhe po diskutohen masa të tilla të aktualizimit të kodit penal.

Një situatë e tillë nuk është parë kurrë. Kujtoj këtu ashtu sikur se tha Anxhela Merkel, një situatë e tillë për Gjermaninë nuk ishte parë që nga lufta e dytë botërore. E pra, kodi penal në Republikën e Shqipërisë sikurse dhe në vendet e tjera ka pasur defiçite që duhen rregulluar, sepse mos zbatimi i urdhrit të karantinës, apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, ngjitëse përbën vepër penale dhe duhet të dënohet penalisht. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për COVID 19”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, ndryshimet penale nuk bëhen vetëm për këtë pandemi, por duhet të jemi parashikues dhe për raste të tjera.

“Po bëjmë disa ndryshime penale jo vetëm për këtë pandemi, por duhet të jemi parashikues dhe për raste të tjera. Por betejën dhe luftën e kemi me COVID 19 momentalisht. Në këtë kontekst veç masave administrative, është e domosdoshme të aktualizojmë kodin tonë penal edhe me këtë rast.

Unë ju ndoqa teksa ju transmetuat numrin të 9 të rasteve të reja të identifikuara me COVID 19 në Shqipëri. Tre prej tyre janë në Elbasan dhe këta në Elbasan janë për fajin e disa personave të tjerë që kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm me masat që kemi marrë tani. Këta janë kontaminuar me virusin për shkak të mos zbatimit të masave të sigurisë që kemi vendosur”,- theksoi Balla.

Duke folur për mbledhjen e kuvendit në seancë plenare, Balla tha se do shqyrtohet dhe ndryshimi i rregullores së Kuvendit.

“Në fund të fundit Kuvendi duhet të japi një shembull të mirë të distancimit social. Kuvendi i Shqipërisë ka ushtruar aktivitetin e tij të domosdoshëm legjilsativë duke përdorur teknologjinë. Situata të tilla të shkaktuara nga COVID 19 nuk i kemi parashikuar në rregulloren e kuvendit, prandaj duhet që dhe në rregullore të ndërhyjmë. Kuvendi do mblidhet në datë 16 dhe do të diskutojë edhe për këto ndryshime”, përfundoi Balla.

Lajme te ngjashme