“Po e shet si fitore”, gazetari i Euronews i habitur nga Rama, reagimi i beftë pas “shuplakës” së Bundestagut

Read Time:1 Minute, 16 Second

Festa e Ramës për vendimin e grupit të CDU-CSU dhe falenderimi që i bëri Merkel, nuk ka habitur vetëm një pjesë të shqiptarëve, por edhe të të huajve.

Korrespondenti i Euronews në Bruksel, Jack Parrock, ka postuar një Twit, ku shpreh habinë për mënyrën se si Kryeministri i Shqipërisë e pa vendimin e grupit më të madh parlamentar të Gjermanisë. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po i feston si fitore kushtet që Bundestagu votoi që t’i vendoste vendit të tij për hapjen e negociatave. Ai po falenderon Merkelin dhe po e shet atë si një vullnet të Gjermanisë për hapjen e negociatave me BE”, shkruan Parrock në Twitter.

Vetëm pak orë më parë, ai kishte ndarë me ndjekësit e tij lajmin e Euronews Albania, ku thuhej se negociatat nuk do të hapen derisa Shqipëria të plotësojë 9 kushtet.

Parrock, korrespondent i Euronews dhe i disa mediave të rëndësishme ndërkombëtare, bëri një shërbim disa ditor në Ballkan në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.

Ditën e djeshme, Bundestagu gjerman publikoi raportin ku theksohet mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë poltike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nënëtë kushtet kryesore dhe pa u zgjidhur kriza.

Një ndër pikat kryesore . janë procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit. Menjëherë pas këtij vendimi, Rama bëri një status në rrjetet sociale ku falenderonte Gjermaninë për vendimin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Siguria me shisha…
Next post Negociatat, PD: Edi Rama gënjen shqiptarët