’15 vite burg kush thyen karantinën’/ Avokati shprehet kundër masave të hekurta: Presion ndaj qytetarëve, kur të hyjë në fuqi do ketë përfunduar pandemia

Read Time:1 Minute, 54 Second

Kryeministri Edi Rama paralajmeroi ndëshkime te ashpra për personat që thyejnë rregullat e vendosura gjatë situatës së pandemisë.

Tashmë për të gjithë personat parashikohen dënime me burg, edhe deri në 15 vite, kur nga thyerja e rregullave të karantinës shkaktohet vdekja e personave të tjerë.

Po avokati Ledio Braho arsyeton se këto ndryshime kanë një sërë problematikash, ndërkohë që shton se debati për miratimin e këtyre ndryshimeve mund të zgjasë dhe deri nga koha që të hyjnë në fuqi do të ketë mbaruar gjendja e jashtëzakonshme.Postimi i plote:

“Urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë botuar në Fletoren zyrtare që të marrin fuqi duhet të botohen në fletoren zyrtare përderisa nuk janë botuar në fletoren zyrtare këto nuk kanë fuqi.

Ka një parashikim deri 15 burg, kjo përafrohet me vrasjen me dashje nga 15-20 vite burg. Nuk është e qartë, pasi nuk kanë parashikuar asnjë nga elementët e veprës penale. Në momentin që themi ana subjektive, do të themi se këto vepra kryhen me dashje apo jo. Dalja nga karantina mund të kryhet nga personi, por nëse infekton dikë kjo nuk bëhet me dashje. Këtu pasojat vijnë nga pakujdesia. Kodi penal vrasjen nga pakujdesia e dënon me gjobë ose deri në 5 vjet.

Ka shfuqizuar vendimin, ligjvënësi propozon një dënim antikushtetutes. Ka një sërë problematikash. Edhe sa i përket iniciativës, duhet të ndjekë procedurën paralamentare normale. Do të kemi parasysh debatin që do të vijojë, kohën që duhet për ta miratuar dekreti do ti shkojë Kuvendit, më tej do të duhet sërish kohë dhe më tej do të hy në fuqi pas 15 ditësh. Bëhet fjalë më shumë se dy muaj nuk besoj se do të ketë më masa të tilla. Duket një ndryshim që nuk ka ndodhur askund deri tani.

Nuk bëhet autopsia e personave që ndërrojnë jetë dhe kjo ka nxitur një debat shumë të madh në lidhje me vërtetimin nëse vdekja ka ardhur nga koronavirusi apo jo. Nuk vërteton dot shkakun nga ka ardhur vdekja e personit dhe kjo hedh dritë mbi këto vepra penale.

Kur të hyjnë ndryshimet në fuqi, nuk do të ketë më gjendje të fatkeqësisë natyrore. Janë ndryshime që bëhen për të ushtruar presion ndaj qytetarëve që do të dënoheni. Elementi kohë e ka të pamundur që të zbatohen.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Imzot Arjan Dodaj emërohet Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës, Meta: I uroj punë të mbarë në misionin e tij, jam i bindur që…
Next post Të përdoresh Kodin Penal si “gjethe fiku” nuk është produktive, është e rrezikshme!