Home Aktualitet Ndërron jetë e moshuara nga Tirana, shkon në 23 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Ndërron jetë e moshuara nga Tirana, shkon në 23 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

nga Editor

Ndërron jetë ditën e sotme në spitalin infektiv në QSUT, 72-vjeçarja nga Tirana, me inicialet V.S, e konfirmuar me koronavirus.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, e moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara është viktima e 23 me koronavirus në Shqipëri.

Lajme te ngjashme