Qëndroi 4 ditë i bllokuar në Kapshticë/ Emigranti në gjendje të rëndë, niset me urgjencë në spital

Read Time:44 Second

Një prej emigrantëve të kthyer nga toka neutrale në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mesohet se, emigranti prej 4 ditësh ka qëndruar në tokë neutrale dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Flitet për të njëjtin person që stafi mjekësor i shkoi pranë hotelit ku ishte akomoduar pasi ka pasur shqetësime dhe më pas është trasportuar me urgjencë me ambulancë për në spital.

Dyshohet gjendje e rënduar psikologjike. Këtij personi i është marrë edhe tamponi dhe ka rezultuar negativ sa i përket COVID-19.

Rreth 60 shqiptarë qëndruan për 4 ditë në tokë neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë pasi qeveria e Tiranës nuk lejoi futjen e tyre në territorin tonë, sipas saj për shkak të masave anti-COVID-19.

U desh ndërhyrja dhe ndihma financiare e Diasporës që personat e bllokuar të vendoseshin në një hotel në Korçë ku janë të karantinuar për 14 ditë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “PD me avazin e vjetër, thotë se Covid është Sudja me thasë me para”, Paloka i përgjigjet Ramës: S’ke ndërmend t’u dalësh për zot shqiptarëve
Next post “Robotët” po vijnë…