“PD me avazin e vjetër, thotë se Covid është Sudja me thasë me para”, Paloka i përgjigjet Ramës: S’ke ndërmend t’u dalësh për zot shqiptarëve

Read Time:1 Minute, 36 Second

Kryeministri Edi Rama thotë se PD vazhdon sipas tij me avazin e vjetër “7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para”.

Në një postim në Twitter, shefi i qeverisë thotë me ironi se PD nuk ka ndërmend të ndihmojë ndaj enderron protesta te medha neser.

LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”, shkroi Rama.

Por nënkryetari i PD Edi Paloka, në një postim në Facebook thotë se sot, turp dhe tradhti ndaj shqiptareve “eshte te shkosh pas oligarkeve, te mos testosh qytetaret, te mos ndihmosh biznesin dhe qytetaret qe nuk kane buke per femijet”.

DEKLARATA E PLOTE E EDI PALOKA

Çfare eshte turp sot?

A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per biznesin?

A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per njerezit qe s’kane buke te hane?

A eshte turp qe te kerkosh te testohen mjeket, policet, njerezit ne vije te pare te ekspozuar ndaj Covid 19 dhe qytetaret qe kane qene ne kontakt me persona bartes te virusit?

A eshte turp te kerkosh qe leket e 10 oligarkeve Rama t’ua jape qytetareve qe sot po vuajne per buken e gojes?

Turp dhe tradhti ndaj shqiptareve sot eshte te shkosh pas oligarkeve, te mos testosh qytetaret, te mos ndihmosh biznesin dhe qytetaret qe nuk kane buke per femijet.

Te besh politike nga mengjesi ne darke sot eshte te fshehesh deshtimin. Te sulmosh sot opoziten tregon se s’ke ndermend t’u dalesh zot shqiptareve, por te vazhdosh avazin e vjeter qe gjithkush ka faj per deshtimet e Rames, pervec atij vete!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post ANALIZA/ Gjekmarkaj: E sfidoj Edi Ramën në delirin e tij për të na ndëshkuar me 15 vjet burg
Next post Qëndroi 4 ditë i bllokuar në Kapshticë/ Emigranti në gjendje të rëndë, niset me urgjencë në spital