Covid-19/ Dita e tretë pa asnjë viktimë në Shqipëri

Read Time:38 Second

Shqipëria mbushi sot 72 orë pa asnjë vdekje prej koronavirusit, ndërsa rastet e të prekurve janë më të pakta.Vdekja e fundit i përket datës 6 prill, një 90-vjeçar i konfirmuar me COVID-19 dhe me një seri sëmundjesh të tjera. Numri i vdekjeve është ndalur në 22 vetë prej disa ditësh, ndërsa vazhdojnë testime të përditshme, prej nga zbulohen raste të reja.

Sipas të dhënave zyrtare, 9 raste të reja u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 234 personave të dyshuar.

Numri i përgjithshëm është 409 të prekur, që janë zbuluar nga mbi 3 mijë e 220 testime për të dyshuar.

Statistikat zyrtare flasin për një numër në rënie të shtrimeve në spitale dhe rritje të shifrave për të shëruarit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Edhe Enver Hoxha do i kishte zili”, Tabaku: Skema e qirave kontradiktore dhe antikushtetuese, buxheti për bizneset i pamjaftueshëm. Ka diskriminim
Next post Boçi kundër shifrave për mësimin online: 42% e familjeve të nxënësve me zor sigurojnë bukën e përditshme…