Home Aktualitet “Edhe Enver Hoxha do i kishte zili”, Tabaku: Skema e qirave kontradiktore dhe antikushtetuese, buxheti për bizneset i pamjaftueshëm. Ka diskriminim

“Edhe Enver Hoxha do i kishte zili”, Tabaku: Skema e qirave kontradiktore dhe antikushtetuese, buxheti për bizneset i pamjaftueshëm. Ka diskriminim

nga Editor

Ish deputetja e PD Jorida Tabaku në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24” deklaroi se ajo që po bën kjo qeveri me popullin e saj në këtë kohë të virusit Covid-19, është për t’u pasur zili edhe nga Enver Hoxha.

Tabaku u shpreh se skema e qirave është kontradiktore dhe antikushtetuese, duke mos u respektuar e drejta e pronës.

“Garancia sovrane ka mbetur e vetmja mënyrë. Këta rrisin gjithmonë pagat si propagandë. Fondi i garancisë u prropagandua 100 milionë euro dhe në fakt është 90 milionë euro. Biznesi sot ka nevojë për cash e për likuiditet e jo për kredi. Marrëveshja thotë se nëse nuk paguhet kredia, shteti merr aksione të biznesit. Cfarë po ndodh? Shtetëzim i sipërmarrjeve private? I bie që shteti do shtetëzojë. Edhe Enver Hoxha do i kishte zili me këto që po bëjnë.

Skema e qirave është kontradiktore e antikushtetuese. Duhet të respektonin të drejtën e pronës. Pasojat në ekonomi do jenë të mëdha. Ekonomia do të bjerë me 2 përqind në vitin 2020. Nuk po diskutojmë për koncesionet, por për fitime të vogla, familjare. Biznesi të mos konsiderohet si armik. Është krijuar një kaos e rrëmujë, që nuk e di se ku do të dalin. Duhet strategji, e këta nuk kanë as vizion, asgjë”, tha Tabaku.

Lajme te ngjashme