Home Aktualitet U kallëzua nga PD, SPAK nis hetimin për tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes: U regjistrua çështja penale

U kallëzua nga PD, SPAK nis hetimin për tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes: U regjistrua çështja penale

nga Editor

Pas kallëzimit të Partisë Demokratike, SPAK ka nisur hetimet për tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, për rezervat e shtetit, në kuadër të situatës së krijuar për shkak të COVID-19.

Ky institucion ka bërë me dije se tre ditë më parë opozita depozitoi kallëzimin, i cili është regjistruar si çështje penale.

Kujtojmë se Partia Demokratike akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve, që sipas saj iu dha një kompanie kompjuterësh maqedonase dhe pa eksperiencë, me një shumë prej 1.5 milionë euro.

PD shkoi edhe më tej me akuzat, teksa tha se për tenderin nuk pati asnjë garë, ndonëse shumë kompani shqiptare ishin të interesuara.

PD kallëzoi më 5 prill ministren Olta Xhaçkën për 6 vepra penale, konkretisht: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Po ashtu në këtë kallëzim përfshihen edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova.

Lajme te ngjashme