Disa fjalë që nuk u thanë deri më sot…

Read Time:2 Minute, 48 Second

Nga Adriana Kalaja

Pas daljes se Aktit Normativ Nr.3 datë 15.03.2020, ndryshuar me Aktin Normativ Nr.4 datë 16.03.2020 media të ndryshme dhe jo vetëm, janë marë ne analizën se si ky akt ka shkelur Kushtetutën, aktet universale të të drejtave të njeriut apo kanë qënë kundër në lidhje me proporcionalitetin e ndëshkimit me masën e shkeljes së ligjit, parashikuar specifikisht në nenet 1, 2 dhe 3.
Unë vendosa që diskutimin dhe analizën time ta çoj dhe më tej, duke u marë konkretisht me nenin 4 të Aktit Normativ.
Për të mos e lodhur publikun me piken 1 dhe 2 të këtij neni, po kaloj direkt në analizën e pikës 3, 4 dhe 5.
Sipas parshikimeve të nenit 4, pika 3, sanksionohet se Gjobat përbëjnë “Titull Ekzekutiv” dhe se MODELI i tyre përcaktohet nga Organi Kompetent sipas fushës së përgjegjësisë, DHE në çdo rast nga Policia e Shtetit.
Referuar sa më sipër, mua me lind pyetja legjitime se:
– Kush është MODELI i fletës së gjobës?
– Nëse është propozuar MODELI përkatës, a është leshuar AUTORIZIMI (ashtu si për faturën ekektronike edhe për çdo model fletë gjobe autorizimi leshohet VETËM nga MF) për miratim nga Ministria e Financës?
– A është printuar MODELI i fletës së gjobës që do përdoret në zbatim të këtij Akti Normativ?
– Sa është NUMRI i kopjeve të printuara, pasi edhe numri përcaktohet sipas akteve ligjore në fuqi dhe ka numrin serial përkatës?
– Kush është kompania që ka fituar tenderin për këtë shërbim?
– A është zhvilluar tender për këtë qëllim dhe kush është Autoriteti Kontraktor?
Thënë kjo pasi, gjobat e parashikuara në Aktin Normativ të sipërcituar, nuk mund të jenë OBJEKT i “Proçes Verbaleve i Konstatimit të Shkeljeve”, të cilat përdoren nga Policia Bashkiake, Policia Rrugore apo Policia e Rendit për shkeljet e konstatuara në aplikim të akteve ligjore për Taksat Vendore apo të Kodit Rrugor.
Nëse i referohemi pikës 4 të po këtij neni, shuma prej 100 % të këtyre gjobave kalojnë në Buxhetin e Shtetit.
Atëhere në lidhje me këtë pikë, vazhdoj pyetjet se:
– Sa është shuma që i referohet këtyre shkeljeve dhe sa nga kjo shumë është ekzekutuar?
Dheeeeeee, për këtë qëllim duhet numri serial i printimeve të kësaj fletë gjobe.
Sipas pikës 5 të nenit 4, shqyrtimi dhe dhënia e masave administrative bëhen në zbatim të Kodit të Procedurave Administrative.
Praaaaaaa, kjo gjobë ankimohet në Gjykatën Administrative ashtu si dhe Tituj Ekzekutiv të tjerë.
Pa hyrë në pamundësinë objektive të mos ankimit nga qytetarë të ndryshëm për shkak të mbylljes përkohësisht të gjykatave (se edhe ankimi ka afate të parashikuara me ligj dhe shtyrja e rradhës është deri më 22 prill) pyetja ime në këtë rast pyes se:
– Qytetari i ndëshkuar administrativisht me gjobë apo me heqje patente dhe sekuestrim makine, a ka marë në dorë TITULLIN EKZEKUTIV me qëllim që të ushtrojë të drejtat legjitime të ankimit që ja njeh ligji?
Mua më rezulton që JO.
Në këto kushte mendoj se nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, është konsumuar vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv të funksionarëve që kryejnë një funksion publik” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të parashikuar ngaKodi Penal.

Besoj se edhe SPAK e ka tejkaluar afatin 14 ditor të karantinës dhe është gati për punë.
Ta nisin me këmbë të mbarë pas gjithë këtij PUSHIMI të gjatë EDHE për shkak të Covid – 19.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vasili-Ramës: Po tenton të fshehë të vërtetën e infektimit nga koronavirusi
Next post U kallëzua nga PD, SPAK nis hetimin për tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes: U regjistrua çështja penale