Home Aktualitet Ekzekutohet nga bandat kryetari i Bashkisë në Meksikë, kërkoi të mos kalohej në rrugët e qytetit

Ekzekutohet nga bandat kryetari i Bashkisë në Meksikë, kërkoi të mos kalohej në rrugët e qytetit

nga Editor

Kryetari i qytetit meksikan të Mahahauala, Obed Duron Gomez, është ekzekutuar nga narko-bandat, pasi ka urdhëruar që të bllokohen rrugët, që të dërgojnë për në qytetin e tij. Këtë urdhër e kishte dhënë, që të mund të parandalojë përhapjen e koronavirusit.

Gomez, kreu i Bashkisë së Mahahaualas, u vra duke udhëtuar drejt pjesës jugore të Meksikës, saktësisht në Kintana Ro. Në momentin që u vra, ai ndodhej në një mini bus me pasagjerë, e disa njerëz të armatosur në tjetër makinë hapën zjarr aty për aty, raporton Mirror.

Edhe pse Gomez u dërgua shpejt në spital, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, nuk ka mundur t’ju shpëtojë dot plagëve, duke ndërruar jetë. Agresorët kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, kurse hetuesit gjetën në vendin e krimit 20 gëzhoja plumbash.

Gomez kishte qenë nën kërcënimin e vazhdueshëm të bandave kriminale të zonës, që kryesisht merreshin me trafik droge, pasi nuk iu pëlqente ideja që të bllokoheshin rrugët që të dërgojnë për në qytetin e Mahahaualas.

Lajme te ngjashme