Djali i presidentit serb del pozitiv me koronavirus

Read Time:44 Second

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti serb me një postim në Instagram.

Vuçiç shkruan se djali i tij i madh, Danilo, ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”, ka shkruar Vuçiç.

Djali i ri ndodhet në kujdes intensiv nga mjekët, pasi e mori si grip normal apo ftohje, por kur temperatura nuk i binte me ditë dhe kishte dhimbje të forta koke e kollë, atëhere djali shkoi në spital, ndonëse me vonesë.

Tashmë ai po lufton me vdekjen në spitalin e Beogradit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Covid-19/ Ndryshimet në Kodin Penal, ja sa gjobë dhe burg rrezikoni sipas shkeljeve
Next post U njoftuan se do të merrnin pagën, 40 shoferë e faturino të linjave të urbanit në Tiranë pezullohen nga detyra: Ende s’jemi paguar për muajt janar-shkurt