Basha: Mbështes kërkesën për shpërblim suplementar për policinë…

Read Time:1 Minute, 6 Second

Kryetari i PD Lulzim Basha e mbylli dje ditën e punës duke takuar dhe përshendetur forcat e rendit që ndodhen në një nga rrethrrotullimet e Tiranës.

Basha ka qëndruar për disa minuta duke biseduar me forcat e rendit dhe mesa kuptohet i ka falënderuar dhe dhënë kurajo për punën e tyre, veçanërisht në këto ditë të lodhshme dhe të ngarkuara për të gjithë policët në Shqipëri.

Kurse sot kryetari i opozitës kërkoi sërish shpërblim për forcat e rendit, pasi sipas tij javët e fundit ata kanë qenë në krye të detyrës dhe me orare të zgjatura.

MESAZHI I BASHES

Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.

Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Paloka: Rama po u jep “ndihmë” për falimentim të sigurt bizneseve….
Next post Covid-19/ Ndryshimet në Kodin Penal, ja sa gjobë dhe burg rrezikoni sipas shkeljeve