Shtyhet gjyqi i Tahirit, mungojnë avokatët…
Është shtyrë për në datën 28 prill seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm i cili u dënua me 3.4 vite shërbim prove prove për akuzën ‘Shpërdorim detyre”.
Ditën e sotme ishte parashikuar seanca e parë në shkallën e Apelit, por avokatit e ish-ministrit kanë munguar për shkak të pandemisë së COVID 19.
Të pranishëm në seancë kanë qenë trupi gjykues dhe prokurorët e çështjes, por kanë munguar avokatët çka ka bërë që seanca e radhës të shtyhet për në datën 28 prill.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua në shtator të viti të shkuar pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe pas një sërë akuzash të rënda të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Tahiri akuzohej për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, por gjykata gjeti prova vetëm ëpr akuzën ‘shpërdorim detyre’ duke i kursyer burgun dhe dënuar me 3.4 vite shërbim prove.
Me Shume
Kriza godet të ardhurat buxhetore
Nga Gjergj Erebara.Muajt e parë të vitit, qeveria shqiptare ishte nga ana e përfituesve nga dallga e rritjes dramatike të...
BE paralajmëron Shqipërinë që të ndalë skemën e shtetësisë për investitorë
Nga Blerina Gjoka. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e një...
Na duhen këllqe për SPAK-un.
Nga Klodian Tomorri. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, paguhet 5 mijë euro në muaj ose 10 herë më shumë se...
Këlliçi: Durrësi në shërbim të Klodian Zotos dhe aferës së iceneratorëve, do trefishohet taksa e pastrimit
Partia Demokratike vijon të denoncojë me fakte vjedhjen përmes aferës së inceneratorëve. Deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh gjatë një...
Krimi përgjak Shqipërinë, në 8 muaj, 42 atentate dhe sulme me armë, 24 të ekzekutuar, 23 të plagosur
Përgatiti Elkier BushkolajEkzekutimet me pagesë të tipit mafioz, atentatet me tritol dhe shkëmbimi i zjarrit në zona të banuara kanë qenë...
Tedi Blushi: Nuk ka shtet! Ka vetëm krim që ka shtetin e vet!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas ngjarjeve kriminale të dy ditëve të fundit, të...