COVID-19/ Zbulohen 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve me koronavirus në vend

Read Time:1 Minute, 58 Second

Shkon në 409 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend. Janë 9 raste të reja në 24 orët e fundit. Ndërkaq janë 11 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit dhe numri total shkon në 165.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë – 196 raste
– Durrës – 38 raste
– Lushnje – 5 raste
– Elbasan – 15 raste
– Fier – 32 raste
– Kavajë – 8 raste

Rrogozhinë – 4 raste
– Korçë – 17 raste
– Vlorë – 5 raste
– Shkodër – 45 raste
– Lezhë – 14 raste
– Berat – 2 rast
– Has – 12 raste
– Krujë – 5 raste
– Tropojë – 4 raste
– Pukë – 4 raste
– Mirditë – 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post COVID-19 pezulloi punën e bizneseve/ Meta thirrje qeverisë: Të shtohet mbështetja për të lehtësuar kostot e mbijetesës
Next post Gjyqi i Bashës në Apel, seanca shtyhet në 27 prill. Mungon anëtari i trupës gjykuese dhe prokurori