‘Atentat’ ndaj kryetarit të bashkisë, i çajnë gomën dhe i prishin frenat e makinës

Read Time:42 Second

Kryetari i Bashkisë së Finiq, Kristo Kiço pretendon se i është bërë atentat nga persona të panjohur për të, që nuk janë vënë ende përpara përgjegjësisë.

Deri më tani nuk asnjë komunikatë nga policia lidhur mbi rastin, ndërsa kryetari i Bashkisë ka bërë publik rastin përmes një postimi në Facebook për dy vepra kriminale.

Ai denoncon se disa persona i kanë çarë gomën e makinës dhe i kanë prerë frenat e automjetit. Goma e çarë u konstatua nga vetë Kiço, ndërsa prerja e kabllove të frenave u zbulua 4 ditë në vonë.

Makina ishte e parkuar jashtë shtëpisë së tij në qytetin e Sarandës, ndërsa mjeti ishte hapur pa e thyer atë.

Kiço shkruan se në raportin e policisë thuhet se autorët duket se kanë patur qëllim kriminal dhe se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Mbi 14 mijë viktima në SHBA, por Trump flet për dritë në fund të tunelit: Masat agresive po ngadalësojnë virusin
Next post Bilanci i të prekurve në rritje, por edhe një lajm i mirë: Sot, 11 të shëruar