Në të njëjtën epiqendër dhe në të njëjtën orë, Korça dridhet nga tërmeti për herë të dytë në 24 orë

Read Time:30 Second

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar në Korçë.

Ky është tërmeti i dytë brenda 24 orësh që godet rajonin e Korçës, pas atij të regjistruar mëngjesin e djeshëm, i cili kishte magnitudë 3.8.

Tërmeti i mëngjesit të sotëm u regjistrua 7 km nga Korça dhe 5 km nga Maliqi, në thellësi 2 km. Nuk raportohen dëme në banesa apo të lënduar.

Të dy lëkundjet kanë pasur të njëjtën epiqendër, madje në të njëjtën orë, 06:30, me të njëjtën thellësi, por tërmeti i mëngjesit të sotëm ka pasur një magnitudë më të vogël.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Gjykata e BE pezullon Vetingun në Poloni. Trupat zgjidhen nga Parlamenti, s’kanë pavarësi. Po në Shqipëri?
Next post Mbi 14 mijë viktima në SHBA, por Trump flet për dritë në fund të tunelit: Masat agresive po ngadalësojnë virusin