Kushtet, i pranojmë…Por si do të realizohen?

Read Time:1 Minute, 46 Second

Nga Gentian Çala Çelja e negociatave duket siklet i madh për Ramën dhe qeverinë e tij, por mendoj se kushtet e vëna nga partitë kryesore në Bundestag, do të jenë një siklet akoma më i madh. Unë nuk kam aspak besim se Rama dhe Rilindja do të pranojnë të realizojë disa prej tyre. Kjo do ta thellonte krizën dhe do të bënim sërisht në vendnumëro në procesin e integrimit të vendit. Pika mbi dënimin e krimit zgjedhor implikon kupolën drejtuese të PS-së. Dosja e degdisur në Dibër, nuk u dërgua atje për tu hetuar, por për tu zhbërë dhe për tu mbyllur. Qeveria do të ngrejë supet se nuk i bën ajo hetimet, por Prokuroria, se nuk gjykon ajo, por Gjykatat. Në fakt ata zgjodhën Arta Markun me 69 votat e tyre dhe i kanë futur duart në Reformën në Drejtësi, duke qenë përgjegjës për situatën në organin e akuzës dhe në organet e drejtësisë. Pika mbi zgjedhjet e 30 Qershorit, kërkon Gjykatë Kushtetuese, e cila nuk është funksionale dhe nuk e dimë ende sesa kohë mund të duhet për tu bërë e tillë. Por, duhet zgjidhje e krizës politike, e cila nuk vjen pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama vazhdon dhe flet për zgjedhje në vitin 2021, a do të jetë i gatshëm për zgjedhje në pranverë?! A është i gatshëm ai dhe ata që ka përreth për një marrëveshje që e çon vendin në zgjedhje?! Vendimi gjerman nuk është një kalë që pasi kalon lumin mund të thuash se nuk bënte, por është një qëndrim që duhet zbatuar. E parashikoj se kjo do të jetë një rrugë e vështirë për mazhorancën aktuale, të cilën nuk e kam parë në asnjë rast të sakrifikojë për të mirën e vendit. Ndaj entuziazmi i djeshëm i pavend i KM-së, do të jetë një siklet i madh i nesërm. Të thuash i pranojmë, por nuk bëj asgjë, është pranim kapitullimi, por edhe ti realizosh, mund të jetë kapitullim i sigurtë, por i ndershëm. Kushtet gjermane janë një patate e nxehtë në durt e Ramës, me të cilën po luajti do të digjet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Gjosha: Qeveria quan 9 kushtet rritje historike
Next post Opozita mbështet zyrtarisht realizimin e reformës zgjedhore.Propozon ngritjen e një strukture të posaçme për reformën