“Të ndalohen udhëtimet deri më 15 maj”, Brukseli del me thirrjen e fortë për shkak të koronavirusit

Read Time:1 Minute, 25 Second

Komisioni Evropian zgjat ndalimin e udhëtimeve jo të domosdoshme nga vendet e tjera në vendet anëtare të BE deri në mes të muajit maj, për shkak të koronavirusit. KE u ka kërkuar vendeve anëtare të zgjasin ndalimin e udhëtimit deri më 15 maj, njoftoi Brukseli.

Ne sot po zgjasim kufizimin e udhëtimeve jo thelbësore nga qarqet e treta në BE deri në 15 maj. Êshtë e nevojshme për të vazhduar zvogëlimin e rrezikut të përhapjes së sëmundjes më tej. Ende nuk duhet ta lëmë derën të hapet ndërsa po sigurojmë shtëpinë tonë”, shkroi Komisioneri Evropian, Margaritis Schinas në Twitter.

eu udhetimet maj

Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon që masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, tha Komisioni në një deklaratë.

“Megjithëse ne tashmë mund të shohim rezultatet e para, nevojitet një shytrje e kufizimeve të udhëtimit për të vazhduar me uljen e përhapjes së sëmundjes. Ne nuk mund ta hapim derën, derisa ta sigurojmë shtëpinë”, tha Schinas.

Kufizimi i udhëtimit, si dhe ftesa për ta zgjatur atë, i referohet zonës së ashtuquajtur “BE plus”, e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare të BE-së, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet – Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Komisioni Evropian bën thirrje për një qasje të koordinuar, pasi beson se masat mund të jenë efektive, vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet në të njëjtën periudhë dhe në një mënyrë unike.

Sipas deklaratës së KE-së, çdo zgjatje e mëtejshme e kufizimeve të udhëtimit përtej 15 majit do të vendoset më vonë, dhe do të bazohet në një vlerësim të situatës epidemiologjike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Gënjeu, tha se mund të kryejë 2 mijë testime në ditë”, Rama i kthen përgjigje PD: S’mund të marrim mendjen tuaj, unë jam përgatitur për gjithçka
Next post “Do të kishim qindra të vdekur dhe ju pyesni për….”- Rama flet se kur do të hapen linjat ajrore