Propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Basha thirrje qeverisë: Rialoko buxhetin për koncesionet, fondi 50 mln euro për shtresat në nevojë s’mbulon nevojat
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se propozimet ekonomike të Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta, në këtë kohë krize.
Basha i bën thirrje qeverisë që të rialokojë buxhetin për koncesionet, pasi fondi prej 50 milionë euro për shtresat në nevojë është i pamjaftueshëm.
Postimi i liderit demokrat Lulzim Basha:
Shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë.
Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.
Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës.
Pas shëndetit, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë. Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë.
Me Shume
Superskandali/ Irfan Hysenbelliu 1.7 milionë euro borxh në Tatime vetëm nga një kompani
Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontroll tek “Birra Tirana”, ku janë gjetur një sërë...
AZHBR i dha fondet njeriut të inceneratorëve, ndërsa blegtori falimentoi/ Familjarët e Dashamir Çelës: Iku në Gjermani të lajë borxhet. Na skualifikuan sepse…
Jo vetëm që nuk mundi, por falimentoi pak muaj më parë. Dashamir Çela u nis sërish si emigrant drejt Gjermanisë...
Abilekaj: Kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës! Protestat s’kanë pse të jenë paqësore.
I ftuar në SYRI TV, gazetari dhe drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj ka folur për sezoni i ri politik dhe...
Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së ….Turizmit
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Këshilli...
Raporti i inteligjencës britanike/ PD: Shqipëria krah vendeve në luftë! 40
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu në lidhje me raportin e fundit të inteligjencës britanike, e...
Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës
Kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku këtë radhë...