“Rama po bën prapë dasëm pa nuse”, Basha: Negociatat hapen pas plotësimit të 9 kushteve

Read Time:56 Second

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët analizoi situatën dhe vendimin e Buundenstagut gjerman per çeljen e negociatave.

“Në emer të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjijë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat. Për këtë duhet një lexim realist i situatës, çka mungoi dje. Për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi ramës në dasmën pa nuse. Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara. E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza. Për herë të parë kemi nje mekanizëm me dy faza, ndërkohë që maqedonise kapitujt do tli përcaktohen që në konferencën e parë. Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera”, tha Basha.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Sistemi zgjedhor dhe Kushtetuta, opozita gati për të diskutuar ndryshime për ligjin e partive politike
Next post Gjosha: Qeveria quan 9 kushtet rritje historike