Dita Ndërkombëtare e Romëve, Presidenti Meta uron komunitetin në gjuhën e veçantë: Bahtalo tumaro dive 8 april

Read Time:1 Minute, 1 Second

Ne ditën Ndërkombëtare të Romëve, Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka zgjedhur te uroje ndryshe.

Nepermjet nje statusi ne Facebook, Meta i ka uruar diten ketij komuniteti ne gjuhen e tyre te vecante.

Nder te tjera Meta thekson edhe objektivat qe vendi yne ka per gjitheperfsirjen e plote te tyre ne jeten sociale te vendit.

Postimi i plote:

BAHTALO TUMARO DIVE 8 APRIL!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, këtij komuniteti të dashur, që sot kremton për traditat e pasura kulturore, trashëgiminë e larmishme, historinë e veçantë dhe gjuhën aq melodioze.
Shoqëria jonë ndonëse ndihet krenare për promovimin e tolerancës, gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe respektit ndaj komuniteteve dhe minoriteteve, ende përballet me sfidën dhe nevojën e domosdoshme për mirëintegrimin dhe përshirjen sociale të romëve, të cilët për fat të keq në shumë raste ende diskriminohen, u mungojnë kushtet miniminale të jetesës, punësimi, kujdesi arsimor e shëndetësor.
Arsimimi i fëmijëve Rom është një element thelbësor për të bërë të mundur përfshirjen e tyre sociale dhe përparimin në jetë.
Veçanërisht në këto momente të vështira për shkak të pandemisë COVID-19, një vëmendje e posaçme duhet treguar edhe ndaj këtij komuniteti, për shkak edhe të kushteve tepër të vështira, në të cilat ndodhen shumë përfaqësues të saj.

Fotografia e Ilir Meta
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Holandë, mbi 2200 viktima nga koronavirusi, mbi 20 mijë të infektuar
Next post “Mjer ne kë kemi në krye”, Rama përgjigjet me arrogancë ndaj komentueses: Po të mos isha unë do ishe në botën tjetër