Lajm i mirë nga Infektivi/ 84-vjeçarja mund COVID-19, shkon në 154 numri i personave të shëruar

Read Time:36 Second

Një 84-vjeçare është bërë pacientja e 154 që shërohet nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka postuar edhe foto të të moshuarës duke lënë Infektivin për të shkuar në shtëpi.

Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19

8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19“, shkruan  Manastirliu.

Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 400 të infektuar nga koronavirusi, ku 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa sot lanë spitalin infektiv 8 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kërcënoi drejtorin e Ugjencës në Elbasan, procedohet 36-vjeçari
Next post Holandë, mbi 2200 viktima nga koronavirusi, mbi 20 mijë të infektuar