Home Aktualitet ‘Gjunjëzohet’ Britania/ 936 viktima në 24 orë nga koronavirusi

‘Gjunjëzohet’ Britania/ 936 viktima në 24 orë nga koronavirusi

nga Editor

Gjatë ditës së sotme, Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 936 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7,095 dhe duke shënuar një tjetër rekord të lartë të vdekjeve një-ditore.   

Autoritetet shëndetësore angelze konfirmua 828 viktima në spitalet e saj, të moshës midis 22 dhe 103 vjeç, raporton Dailymail.  

Skocia konfirmoi 77 vdekje të tjera, gjithashtu diagnostikoi 336 infeksione të mëtejshme në 24 orët e kaluara, Shëndetit Publik i Uellsit njoftoi 284 teste pozitive dhe 33 vdekje, ndërsa pesë vdekje të tjera u regjistruan në Irlandën Veriore.  

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë rezultuar pozitivis për virusin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar aktualisht shkon mbi 55,000  por shkalla e vërtetë e shpërthimit është e panjohur.  

Ndërsa  vazhdon beteja e NHS dhe e Qeverisë për të mbajtur kontrollin e shpërthimit të koronavirusit, Kryeministri Boris Johnson mbetet në një njësi të kujdesit intensiv në një spital qendror në Londër, ku zëdhënësi i tij thotë se ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe ‘po i përgjigjet mjekimit’.  

Kryeministri u pranua gjatë natës të së hënëns pasi pati ethe për 10 ditë.  

Lajme te ngjashme