Alibeaj: Kosova dhe rajoni më shumë ndihma se qeveria shqiptare, qytetarët ndjehen të tradhtuar

Read Time:1 Minute, 8 Second

Ish-deputeti democrat, Enkelejd Alibeaj, në një lidhje me “Skype” për News24 per situaten e koronavirusit ne vend, u shpreh se qeveria shqiptare po e lufton koronavirusin me “do të”, pa bërë asgjë konkretiksht.

“Shqiptarët sot ndjehen qartësisht të tradhtuar nga qeveria e tyre, pasi asgjë nuk bëhet me transparencë. Qeveria mund të thotë gjithçka, por ajo që shqiptarët kanë të drejtë të dinë është a po shpërndahen vërtet ushqime. Qetësia, siguria e publikut, që duhet të jenë i pari aleat i qeverisë, absolutisht nuk janë.

S’ka qetësi, as siguri. Duhen pajisur mjekët me pajisje për të bërë teste, siç thonë ekspertët e OBSH. Besoj se teknikët në çdo cep të botës janë shumë të mirë dhe të gjithë thonë ‘teste, teste’, se kjo është mënyra më e mirë për të ndërprerë zinxhirin e kontaminimit. Nuk ka mundësi që ekspertët e teknikët tanë të kenë mendim ndryshe.

Ka një muaj, një muaj e gjysmë, që është dhënë alarmi për koronavirusin, ndërsa qeveria thotë ende ‘do të marrim teste’. Kjo historia me ‘do të’ nuk i jep siguri asnjë qytetari. Është fatkeqësia jonë që kemi një qeveri të papërgjegjshme. Është e pafalshme që Kosova, Serbia, Maqedonia, vendosin shuma më të mëdha se ne për ndihmë. Më bëhet zemra mal nëse është e vërtetë që 11 mijë familje janë ndihmuar me ushqime”, tha Alibeaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Aksidentohet me të bijën 19-vjeçare ish-kampioni e Champions League
Next post Mbi 2000 të vdekur nga koronavirusi/ Gjermania konfirmon mbi 100 mijë të infektuar