U kap duke bërë pazaret me maskë vënë, Basha: Po bëhet e vështirë, respektoni të gjitha udhëzimet

Read Time:1 Minute, 5 Second

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka inspektuar vetë nga afër planin e masave të marra nëpër bizneset e kryeqytetit. Ai ka vetë ka hyrë në një supermarket për të bërë disa blerje, megjithatë përsëriti edhe njëherë të gjitha procedurat që duhet të ndiqen në ambiente të mbyllura për të shmangur një infektim të mundshëm.

Basha siguroi qytetarët se çdo sakrificë e bërë ishtë për të fituar betejen ndaj pandemisë që kanë shkaktuar 22 në Shqipëri.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës. Ndaj dua t’ju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër! E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim,“-shkruan Basha. 

Pak më parë, u publikuan foto të kreut të PD-së, me maskë teksa bënte pazare në një nga marketet e Tiranës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ekspertët për Boris Johnson: Do humbasë shumë peshë dhe forcë…
Next post Qeveria Italiane: 750 miliard euro për bizneset, pezullim taksash dhe sigurime për 2 muaj