Home Aktualitet Zjarri përfshin pyllin e Sodës në Vlorë, era po favorizon flakët. Ja dyshimet e para për ngjarjen

Zjarri përfshin pyllin e Sodës në Vlorë, era po favorizon flakët. Ja dyshimet e para për ngjarjen

nga Editor

Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin e Sodës në afërsi të Zvërnecit, në Vlorë.

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa era e fortë që po fryn në atë zonë po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse që po ndërhyjnë për të lokalizuar zjarrin, ndërsa deri tani janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme.

Lajme te ngjashme