“Koronavirusi, përgjigjja e natyrës”/ Papa: Hipokrizi, flasin për uri dhe prodhojnë armë

Read Time:1 Minute, 33 Second

“Ka një shprehje në spanjisht- Zoti harron gjithmonë, ne ndonjëherë, por natyra kurrë”, i tha Papa gazetarit katolik britanik, Austen Ivereigh në një intervistë me email të botuar të mërkurën, në revistat Tablet dhe Commonwealth.

“Përhapja e koronavirusit është një nga “përgjigjet e natyrës” ndaj qenieve njerëzore që injorojnë krizën ekologjike. Nuk e di nëse këto janë hakmarrja e natyrës, por ato sigurisht që janë përgjigje të natyrës. Ne nuk i morëm shumë parasysh katastrofat e pjesshme që kanë ndodhur. Kush po flet tani për zjarret në Australi, ose kujton se 18 muaj më parë një anije arriti të kalonte Polin e Veriut sepse akullnajat ishin shkrirë të gjitha? Kush po flet tani për përmbytjet”, tha Papa duke e cilësuar situatën, “kohe pasigurie e madhe”.

Më tej Papa shtoi se njerëzit duhen karantinuar në hotele dhe jo parkingje.

“Një foto u shfaq disa ditë më parë, ku disa të pastrehë ishin karantinuar në një parking dhe jo në hotele që tani janë bosh. Ky është moment për të parë të varfërit.
Jezusi thotë se do ta kemi varfërinë me ne gjithmonë, dhe është e vërtetë. Ata janë një realitet që nuk mund ta mohojmë. Në Romë, kohët e fundit, në mes të karantinës, një oficer policie i tha një burri: “Nuk mund të jesh në rrugë, shko në shtëpi”. Përgjigja ishte: “Unë nuk kam shtëpi. Jetoj ne rruge.”

Më tej foli kundër rritjes së politikanëve populistë, të cilët po japin fjalime që i kujtojnë Hitlerit në 1933-shin dhe të tjerë që po përqëndrohen vetëm në ekonomi.

“Unë jam i shqetësuar nga hipokrizia e disa personaliteteve politike që flasin për përballimin e krizës, për problemin e urisë në botë, por që ndërkohë prodhojnë armë. Sot besoj se duhet të ngadalësojmë shkallën tonë të prodhimit dhe konsumit dhe të mësojmë të kuptojmë dhe të sodisim botën natyrore”, u shpreh ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post A janë të vlefshme për mbrojtjen nga Covid-19 maskat artizanale? ISHP-së jep përgjigjen e prerë
Next post ‘Lal Plehu duke ndarë ndihma!’/ Berisha publikon karikaturën