Arrestohet 34-vjeçari në Durrës, Policia jep detajet: Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për…

Read Time:52 Second

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.

Operacioni, nga DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një 34-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, i dënuar për disa vepra penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi B. Q., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shqiptari i famshëm që rriti çmimet e ilaçeve kërkon lirinë për të ndihmuar në luftën me COVID-19
Next post Infektohet zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, bëjnë testin e COVID-19 edhe 58 kolegë të tij