Home Politike Kushtet e Gjermanisë,Dashamir Shehi:U mbërrit ajo që opozita ka kërkuar

Kushtet e Gjermanisë,Dashamir Shehi:U mbërrit ajo që opozita ka kërkuar

nga Albina Hoxhaj

Kushtet e reja që Bundestagu gjerman i shtoi Shqipërisë në rrugëtimin e çeljes së negociatave, për kreun e LZHK-së dhe ish deputetin, Dashamir Shehi, nuk janë asgjë më shumë sesa kërkesat e opozitës. Në një intervistë për Ora News, Shehi u shpreh se drita jeshile për Shqipërinë ehe pse me kushte është një lajm i mirë. “Është një lajmi mirë që mund të na vite edhe nga miqtë më të mirë që ka Shqipëria në Evropë. Në një farë mënyre u mbërrit ajo që opozita ka kaërkuar. Jo vetëm që të jemi në Evropë, ta bëjëm këtë hap dhe ta heqim këtë pjesë të burokracisë. Siç edhe Basha shkoi në Bruksel dhe loboi për këtë punë. Siç edhe atmosfera para 18 tetorit është vetëfrenuese në një farë mënyre. shte për tu mbërritur ky lloj rezultati, që nuk është përfundimtar sepse pritet të vendosin edhe vende të tjera. Ne si opozitë, por edhe të gjithë shqiptarëve na leverdis kjo lloj pune, është më e mira e mundshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sepse i kanë vënë kushte kësaj qeverie. Kushte që me thënë të drejtën janë kërkesat e opozitës. Ato që kemi kërkuar ne që nga çadra e parë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të dënohen kriminelët dhe që i kemi shtuar së fundmi që të hetohet krimi zgjedhor dhe a janë të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit apo jo. Këto janë të gjitha në kushtet e Bundestagut gjerman”, deklaroi Dashamir Shehi. .

Lajme te ngjashme