“Lleshaj erdhi për të kontrolluar forcat e rendit”, Voltana Ademi: Ka pasur ulje të kontrolleve nga policia, shpreha shqetësim. S’kam pasur asnjë informacion deri sot

Read Time:2 Minute, 28 Second

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur sot në “Real Story” në News24 për situatën në këtë qark nga koronavirusi, numrin e të prekurve si dhe ‘përplasjen’ me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Ademi tha se Lleshaj erdhi për të kontrolluar forcat e rendit pas shqetësimit të shprehur nga ajo vetë për uljen e kontrolleve nga policia.

Ajo deklaroi se nuk ka pasur asnjë informacion për situatën në Shkodër megjithëse e ka kërkuar që prej një muaji.

“Në Shkodër në nivel qarku janë 44, 43 sepse njëra zonjë ndërroi jetë. Qyteti i Shkodrës ka 37, janë dy familje që kanë pasur probleme. Lajmi i mirë është që në Shkodër nuk ka raste të reja.

Ministri Lleshaj erdhi dje për të kontrolluar forcat e rendit sepse ato ka përgjegjësi. Kur ra dëbora në Shkodër, unë kam shprehur një shqetësim të uljes së vendeve të kontrollit nga policia e Shtetit. Unë e kam shprehur këtë shqetësim, nuk e kam dëgjuar aq shumë zërin sa të dëgjohej në Real Story e kam në sensin e shqetësimit kombëtar. Të shtunën dhe të dielën kam komunikuar me shefin e komisariatit për planin e masave dhe u vendos dhe me prefektin për një monitorim më të madh. Ministri erdhi për të kontrolluar forcat e rendit, pas 4 javësh në fakt u shqetësua për qytetarët. Unë i kam ngritur shqetësimet në nivel konstruktivitetit.

Edhe sot janë marrë 17 mostra të reja në qytetin e Shkodrës dhe kryesisht janë infermierë të sallës së operacionit dhe reanimacionit dhe do të merren dhe të tjera, që do të thotë se shqetësimi qëndron. Është e frikshme në nevojën që kemi për të pasur një staf shëndetësor në punë dhe të mbrojtur. Prisja për këtë të shqetësohej zoti Lleshaj. Nuk kam pasur asnjë komunikim. Sot kam pasur një telefonatë me ministren, një telefonatë të gjatë ku kemi shprehur gjithë shqetësimet, qoftë dhe për pikat e nxehta ku duhet vëmendja. Të gjithë kemi detyrën të bashkëpunojmë dhe bashkëndajmë informacionin.

Kryetari i mbrojtjes civile që është prefekti dhe as DSHP nuk e kanë këtë informacion dhe unë kam detyrën ta ngre këtë shqetësim.

Qëndrimi në shtëpi nuk diskutohet fare. Në Shkodër nuk ka ardhur asgjë për mjekët e infermierët, gjithë qarkun, për të gjithë stafin spitalor, as veshje e mjete mbrojtëse. Ia kam shprehur ministres këtë shqetësim.

Nga ana tjetër informacioni për familjet, për të administruar nevojat që kanë këto familje.

Unë nuk kam informacion zyrtar se cilat janë këto familje. Informacionin e marr përmes mediave, gazetarëve. Ky informacion kërkohet për të menaxhuar sdituatën. Është papërgjegjshmëri. Në qoftë se kemi familje që janë të izoluara apo karantinuara ne duhet t’iu vemi në ndihmë. Nuk është menaxhim ky. Ndaj kam kërkuar ta bëjmë këtë më përpara.

Unë kam kërkuar informacion dhe sot e marr që nga 26 shkurti janë bërë 168 teste. mendoj se këto duhet të bëhen me dije se do na ndihmojë të menaxhojmë situatën dhe për të mos pasur frikë apo panik”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pipero jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodhë me infektimet me COVID-19 në fundjavë në Shqipëri
Next post Kryeministri ti lërë rradhë profesionisteve të flasin për fushat e tyre.Mesimi online nuk mund të zevendesojë auditorin.