Home Aktualitet Thirrje e çuditshme e OBSH ndaj autoriteteve të çdo shteti: Mbroni punonjësit e shëndetit nga sulmet dhe ngacmimet!

Thirrje e çuditshme e OBSH ndaj autoriteteve të çdo shteti: Mbroni punonjësit e shëndetit nga sulmet dhe ngacmimet!

nga Editor

Autoritetet duhet të mbrojnë infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetit nga ngacmimet dhe sulmet, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Rreth 100 punonjës të mjekësisë raportohet se kanë vdekur nga pandemia deri më tani, duke përfshirë shumë infermierë. Disa prej tyre janë bërë shënjestra e sulmeve të njerëzve që kanë frikë nga infektimi.

Ne kemi raporte në të gjithë botën për abuzim dhe ngacmim të punonjësve të shëndetësisë. Kemi patur raste kur janë abuzuar verbalisht, por edhe fizikisht. Në disa raste, njerëzit i janë afruar me qëllimin për t’i infektuar, duke iu kollitur përpara fytyrës. Është totalisht e papranueshme kjo sjellje. Të gjitha qeveritë, duhet të kenë tolerancë zero ndaj personave që vendosin në rrezik këta punonjës. Ata janë të vetmit që po u shpëtojnë jetën, nuk mund të trajtohen kështu.Duhet vendosur masa specifike në mbrojtje të këtyre punonjësve”, tha një zyrtar i OBSH-së shkruan Reuters

Lajme te ngjashme