Home Aktualitet A do zgjasin masat shtrënguese deri në 18 muaj? Manastirliu: Plani i ‘hapjes’ është bërë, rreziku i infektimit do ekzistojë deri sa…

A do zgjasin masat shtrënguese deri në 18 muaj? Manastirliu: Plani i ‘hapjes’ është bërë, rreziku i infektimit do ekzistojë deri sa…

nga Editor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se Shqipëria tashmë ka vatra familjare të koronavirusit, jo transmetime të mëdha komunitare.

Sipas ministres, plani i lehtësimit të masave është bërë, por nuk mund të bëhet publik me data se kur do hapen shkollat apo bizneset, për shkak se situata me koronavirusin është dinamike për shkak të të panjohurës që përmban kjo sëmundje.

Nuk do doja të isha e pasaktë e të thoja dicka që nesër mund të përmbyset.
Ne përballemi me këtë virus e të panjohurën, është i pabesë, ne ia kemi dalë me plot gojën, të zbusim kurbën, kemi përfituar kohë të mjaftueshme për të përgatitur sistemin tonë shëndetësor. Nuk do doja të nxitoheshim“.

Manastirliu bëri me dije se aktualisht ministria është duke realizuar përfshirjen e një testi të ri që ndihmon në diagnozën e sëmundjes por nuk mat imunitetin në popullatë.

Për këtë të fundit, ajo tha se “sapo ai test të jetë i disponueshëm do bëjmë të pamundurën ta kemi sa më shpejt për ët vlerësuar sa popullata është e mbrojtur nga ky virus“.

E pyetur se cila do jetë dita jonë që ne mund të themi fituam, ministrja tha:

“Le të shohim ditë pas dite trendin e rasteve të reja pozitive. Nëse % e rasteve të testuara që dalin pozitive në raport me testet është 70-80-90% atëherë kemi raste pozitiv të larta dhe transmetime komunitare. Sot Shqipëria ska transmetime konmunitare të gjera, apo vatra të mëdha të infeksionit, por ka vatra familjare të infeksionit që duhet të vijohet të hetohen, jemi ende herët për të folur për këtë por nuk jemi herët për të menduar strategjitë e daljes. Do fillojmë të mendojmë në mënyrë të kujdesshme për një plan të hapjes me pikatore të masave por duke ndërmarrë masa të tjera shtesë që do garantojnë që masat e reja do jenë të aplikueshme deri sa të shpiket vaksina do jetë gjithmonë rreziku i transmetimit dhe shpërndarjes së infeksionit”

A do zgjasin masat shtrënguese me ndryshime herë pas here për 12 apo 18 muaj?

Manastirliu: Do vlerësohen në dinamikë, deri tani kemi ndjekur strategji që na ka dhënë rezultate. Nuk arrijmë dot që në këtë virus me shumë të panjohura, të mundemi të kemi një strategji që të mos ndryshojë. Plani është bërë, përshembull për shëndetësinë kemi planifikuar e jemi duke fuqizuar kapacitetet laboratorike apo spitalore, në momentin që relaksohen masat, sistemi të presi edhe kapacitete të shtuara.

Lajme te ngjashme