Home Aktualitet Spahia: Qeveria po politizon situatën e krijuar nga mungesa e masave të marra!

Spahia: Qeveria po politizon situatën e krijuar nga mungesa e masave të marra!

nga Editor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, shprehet se kryeministri po personalizon sfidën me Coronavirusin duke bërë edhe mjekun, edhe ekspertin.

Sipas ish-deputetit, rritja e numrit të testimeve do të nxjerrë edhe shifrat reale të pandemisë në vendin tonë.

“Personalizimi i kësaj sfide nga një kryeministër që bën edhe mjekun, edhe ekspertin edhe ministrin e shëndetësisë, edhe policin ka krijuar vonesa që kanë kosto si tek siguria e personelit mjekësor, ashtu edhe tek shëndeti i qytetarëve”, shprehet Spahia.

Reagimi i plotë i Spahisë:

Qeveria t’i pergjigjet Shkodres per nevojat mbi Covid-19

Qeveria po politizon situatën e krijuar nga mungesa e masave të marra! Personalizimi i kësaj sfide nga një kryeministër që bën edhe mjekun, edhe ekspertin edhe ministrin e shëndetësisë, edhe policin ka krijuar vonesa që kanë kosto si tek siguria e personelit mjekësor, ashtu edhe tek shëndeti i qytetarëve. Rritja e numrit të testimeve, do të nxjerrë shifrat reale, që nuk janë të plota! Mungesa e numrit te mjaftueshëm të tamponëve apo kiteve testues nxjerr ne pah paaftesinë për të marrë masat në kohën e duhur të kësaj qeverie. E nëse tamponë ka, por nuk përdoren kjo është kriminale! Qytetarët në Shkoder dhe në gjithë Shqiperinë po vuajnë indiferencën dhe braktisjen nga pushteti!

Lajme te ngjashme