Home Aktualitet Presidenti Trump sulmon OBSH-në dhe e akuzon për këshilla të gabuara: Për fat të mirë unë…

Presidenti Trump sulmon OBSH-në dhe e akuzon për këshilla të gabuara: Për fat të mirë unë…

nga Editor

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar Organizatën Botërore të Shëndetit, ku e akuzon për nxjerrjen e këshillave të gabuara në fillimin e pandemisë së koronavirusit dhe për lidhje me Kinën.

“Për fat të mirë unë i kundërshtova këshillat e tyre për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës që në fillim. Pse ata na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”, shkruan Trump në një postim në Twitter.

donald atak

Kina është vënë në shënjestër në Uashington, veçanërisht nga republikanët, duke hedhur kritika për mënyrën se si trajtoi pandeminë ky shtet.

Presidenti Trump ka shprehur dyshime për saktësinë e statistikave kineze për rastet e të infektuarve dhe vdekjet e raportuara, raporton AFP.

Sidoqoftë, vetë Trump është kritikuar gjerësisht për nënvlerësimin e virusit në fillim, të cilin e krahasoi me një grip të zakonshëm dhe tha se ishte nën kontroll në Shtetet e Bashkuara, përpara se të pranonte më pas se ishte një emergjencë kombëtare.

Më shumë se 11,000 amerikanë kanë vdekur deri më sot nga COVID-19.

Lajme te ngjashme