Home Aktualitet Protestuan dhe refuzuan shpërblimin, Manastirliu u përgjigjet mjekëve të spitalit në Lezhë: Pavarësisht spekulimeve, ne…

Protestuan dhe refuzuan shpërblimin, Manastirliu u përgjigjet mjekëve të spitalit në Lezhë: Pavarësisht spekulimeve, ne…

nga Editor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas deklaratës së mjekëve të spitalit rajonal të Lezhës, të cilët thanë se janë në përkushtim të plotë të luftës ndaj Covid-19 dhe refuzuan shpërblimin simbolik prej 5 mijë lekësh për ta, pagesë e cila sipas tyre nuk është ajo që ju ishte premtuar dhe e kanë dhuruar për familjet në nevojë.

Kam veç fjalë falënderimi për të gjithë personelin mjekësor dhe infermieror të Spitalit të Lezhës.

Ashtu sikurse dua të shpreh mirënjohje të thellë për ekipet tona shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithësekush prej tyre, është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe profesionalizmit, në shërbim të qytetarëve, edhe në këto ditë të vështira.
Pavarësisht spekulimeve, ne do të flasim vetëm me PUNË! #Bashkë“, shkruan ministrja.

Në një reagim zyrtar, spitali rajonal i Lezhës thotë se ata nuk kanë kërkuar “e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës”.

“Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim”, theksohet në reagim.

Lajme te ngjashme